OSBE-ja në Serbi ka bërë thirrje tek shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare

Në një reagim të kësaj organizate e cila angazhohet mjaft rreth shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është kërkuar që të gjithë qytetarët të dalin dhe të përdorin të drejtën e tyre për të votuar.

Shefi i OSBE-së, Peter Burkhard, thuhet në reagim, e ka vlerësuar si të një rëndësie të vecantë pjesëmarrjen dhe arritjen e të drejtave në këtë mënyrë.

 “Të gjithë qytetarët duhet të votojnë në mënyrë, që zëri i tyre të dëgjohet në parlamentin kombëtar”, ka thënë Burkhard, pas vendimeve të pjesës më të madhe të shqiptarëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Shqiptarët, – ka sqaruar shefi i OSBE-së, – mund të shfrytëzojnë rastin t’i japin formë të ardhmes së tërë rajonit në rrugën drejt BE-së.

Top Channel