Shtëpia anije hapsinore
14/02/2014 00:00
Njerëzit kanë kritere të ndryshme për të përcaktuar shtëpinë e përshtatshme për të banuar.
Megjithatë, një shtetas britanik ka tejkaluar çdo fantazi, duke improvizuar në vilën e tij me vlerë 5 milionë dollarë në Londër, brendësinë e një anije kozmike.
Dhoma e Lojrave është improvizuar që të duket si kabina e pilotimit të një anije “Shuttle”, ndërsa në pjesë të tjera të shtëpisë janë improvizuar ambiente të tjera të anijes.
Njëkohësisht, në banesën e bollshme, janë risjellë edhe skena të filmave fantastiko-shkencorë, kryesisht atyre të frymëzuar nga historitë me alienë.
Top Channel