Kur Pickles, një maçok, u rrit në përmasat e një qeni, ndoshta dhe më i madh se disa prej tyre, për të nisën telashet.

Maçoku i stërmadh e kishte të vështirë të gjente një njeri me zemër dhe shtëpi të madhe për t’u strehuar. Për muaj me radhë mbijetoi rrugëve duke u ushqyer nëpër kazanët e plehrave, deri në momentin kur u gjet nga aktivistë të Shoqatës për Parandalimin e Dhunës ndaj kafshëve në Masacusets.

Kjo shoqatë i siguroi një strehë të përkohëshme, ndërsa publikoi kërkesën për adoptimin e tij. 50 aplikime mbërritën për të, ndërsa në fund u vendos që përkujdesja ndaj maçokut të pagëzuar nga rrjetet sociale me emrin “Catasaurus Rex”, për shkak të përmasave të tij të stërmëdha, t’i besohej çiftit të të rinjëve Andrew Milicia dhe Emily Zarvos.

Ata thonë se në fillim e kishin të vështirë të mbanin nën kontroll maçokun, që ishte edhe i ndrojtur. Por me kalimin e ditëve ai nisi të ambientohej me banesën e tij të re…dhe këtu nisi rrëmuja.

Por pavarësisht shqetësimeve, çifti i të rinjëve amerikanë thonë se janë të bindur për të vazhduar përkujdesjen ndaj maçokut, që peshon 10 kilogram dhe kap një gjatësi prej 1 metër.

Top Channel