Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në Botë. Sportistja nga Kosova shtoi në koleksionin e saj të triumfeve edhe një medalje ari.

Ajo ia doli të fitojë në një ndeshje mjaft të vështirë në Paris kundër finlandezes Jaana Sundberg. Ky triumf i dha mundësinë 22-vjeçares nga Peja të ngjitet në krye të listës së më të mirëve në sportin e  xhudos.

Ulqini do të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët. Partitë politike shqiptare kanë vendosur të bashkëqevrisin duke krijuar një numër më të madh përfaqësuesish në asamble sesa partitë malazeze. Urojmë që ky bashkim të zgjasë dhe qytetet shqiptare të drejtohen nga shqiptarët edhe në Mal të Zi.

Një fëmijë nga Miçigani i tha mamasë së tij se nuk dëshironte festë për ditëlindje. Colin, i diagonstikuar me sindromën Aspenger, shumë shpesh në shkollë ka probleme për të zënë miqësi me fëmijët e tjerë të klasës dhe është shumë i vetmuar. Mirëpo mamaja e tij ka menduar ta befasojë atë për ditëlindjen e tij të 11. Ajo vendosi të hapë një faqe fansash në rrjetin social Facebook, ku njerëzit nga mbarë bota mund t’i dërgonin mendime pozitive atij dhe mesazhe inkurajuese. ‘Happy Birthday Colin’ tashmë ka mbi 1.8 milionë ndjekës dhe të gjithë kanë filluar të dërgojnë dhurata për djalin.

Një 14-vjeçar ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për t’i kthyer buzëqeshjen mamasë së tij e cila është duke u trajtuar me kimioterapi në spital. Në çatinë e ndërtesës përballë spiatlit, Uilliami shkroi mbi dëborë: “Mami, Zoti të bekoftë”.

Top Channel