Skanimi i trurit tregoi që disa ushtrime matematikore mund të shkaktojnë të njëjtën ndjenjë bukurie apo kënaqësie si kryeveprat artistike apo muzika e kompozitorëve të mëdhenj.

Një grupi matematicienësh iu vendosën përpara ekuacione matematikore “të vështira dhe të bukura” dhe “të vështira e të mërzitshme”, ndërsa truri u skanohej.

Në përfundim, të njëjtat qëndra të trurit që aktivizohen përballë një pikture apo muzike të bukur, aktivizoheshin edhe përballë “ekuacioneve të vështira por të bukura” matematikore.

Studimi u krye nga shkencëtarë të Kolegjit të Londrës dhe në përfundim, grupi i studiuesve britanikë thanë se rezultati sugjeron se mund të ketë një lidhje neurobiologjike bazë për bukurinë.

15 matematicienëve iu dhanë 60 formula matematikore për t’i klasifikuar ato.

Njëri prej studiuesve, Semir Zeki tha për BBC: “Gjatë ekuacioneve matematikore përfshihen një sërë zonash të trurit, por kur një formulë vlerësohet si e bukur, atëherë aktivizohet lobi frontal, njësoj si të shohësh një pikturë të famshme apo të dëgjosh një kryevepër muzikore”.

“Neuroshkenca nuk mund të tregojë se cfarë është e bukur dhe cfarë jo për ju, por mund të tregojë pjesën e trurit që përfshihet në këtë vlerësim dhe në varësi të personave, bukuria gjendet në gjithcka”, tha profesor Zeki.

Top Channel