Çifti i të moshuarve që s’i ndau as vdekja

15/02/2014 00:00

Një cift të moshuarish britanikë i dhanë fund jetës bashkarisht duke u hedhur nga një lartësi prej 10 metrash si rrugëzgjidhjen vetme për të shmangur “barrën” ndaj fëmijëve të tyre.

Glenys dhe Royston Smith, 88 dhe 91 vjeç ndërmorën aktin e vetëflijimit 2 dhjetorin e vitit të kaluar. Nga rindërtimi i ngjarjes prej policisë së Londrës, dy të moshuarit u ngjitën në parmakun e dritares së apartamentit të tyre, vendosën nga një kapele dhe u lëshuan në rënie të lirë drejt vdekjes.

Ngjarja tronditi opinionin publik vendas. Shkaku i vetëvrasjeve ishte ajo që nisi të mundojë hetuesit dhe familjarët e të moshuarve.

Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja tragjike, policia britanike publikoi letrën prekëse të lënë shënim nga dy të moshuarit.

“Na falni djema! Kjo ishte mënyra më e mirë. Shumë dhimbje! Me dashuri Mami dhe Babi!”

Në fakt dy të moshuarit vuanin prej disa kohësh nga probleme shëndetësore që lidheshin me moshën e tyre dhe kjo ka shtyrë grupin e hetuesve që të besojë se ky ka qenë faktori kryesor i vendimit ekstrem të ciftit që as vdekja nuk i ndau.

Top Channel