Dhjetra persona janë plagosur nga përleshjet e fundit në Bullgari, ku shkak u bë kërkesa e myftiut të vendit për ndërtimin e disa xhamive në vend.

Kërkesa e myftiut Haxhi Mustafa Ali ka shkaktuar reagimin e ekstremistëve të djathtë që kanë dalë në rrugët dhe sheshet e vendit. Protestat nisën në qytetin e Plovdivi-t, i dyti më i madh në vend. 120 persona u plagosën, një pjesë e mirë e të cilëve punonjës të policisë u plagosën në përpjekje për të shmangur përplasjet mes ekstremistëve të djathtë dhe myslimanëve.

“Është një shkelje e rëndë e lirisë dhe e të drejtave të njeriut, që vendos demokracinë në rrezik në një vend të Bashkimit Europian”, reagoi kryemyftiu bullgar, Haxhi Mustafa Ali.

Ai i bëri thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të marrin të gjitha masat për garantimin e sigurisë të minoritetit mysliman, që përbën rreth 9 përqind të popullsisë së përgjithshme.

Top Channel