Aleksandar Vuçiç, zëvendëskryeministri i Serbisë, hap fushatën e Partisë Progresiste në një atmosferë madhështore. Ai e ka nisur në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit që është më pak i zhvilluar.

Në rolin e tij në qeveri Vuçiç ka bërë një luftë publike kundër korrupsionit dhe krimit. Partia e tij konsiderohet më e madhja dhe ai pritet të jetë kryeministri i ardhshëm serb.

“Kam lajme të këqija pasi vendi ynë është në një krizë të krijuar dekadave të fundit. Ne do të mundohemi. Në Serbi është shitur gjithçka që ka pasur vlerë në privatizim dhe ekonomia jonë është shkatërruar”, ka deklaruar Vuçiç para elektoratit.

Dikur radikal i devotshëm për shumë vite, Vuçiç tani është njëri prej partnerëve të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Serbia kërkon investime nga bota arabe, Azia dhe Rusia, por integrimi është prioritet. Ai ka premtuar hapjen e fabrikës së Mercedesit.

Vuçiç ka thënë se mund të flitet për çdo gjë në mënyrë që Serbia të jetojë më mirë. Shumica e partive dëshirojnë të jenë partnere dhe ka shuar dilemat kundër Evropës. Ai dëshiron dialog me Kosovën.

Nga ana tjetër, qytetarët e duan pasi ai ka sjellë një metodë fortësie. “Ka bërë shumë dhe Serbia tani është më mirë edhe me luftën ndaj korrupsionit, me punësimin e gjithçka tjetër”, thotë një qytetar.

“Vuçiç ka bërë shumë për një kohë të shkurtër dhe besoj se do ta vazhdojë luftën e tij. Por, për këtë populli duhet ta mbështesë”, shprehet një tjetër.

Vuçiç ka premtuar se Serbia do të jetë një vend investimesh. Shteti stimulon investitorët duke dhënë shuma parash për ata që duan të punësojnë qytetarët.

Top Channel