Kinë, 27-vjeçari i ofrohet për ushqim tigrave

17/02/2014 00:00

Kujdestarët e një kopshti zoologjik në Kinë kanë arritur të shpëtojnë jetën e një të sëmuri mendor i cili ishte futur në rrethimin e tigrave për të ofruar veten si ushqim.

27-vjeçari Yang Jinhai kishte disa kohë që postonte në rrjetet sociale mesazhe pakënaqësie ndaj punës së tij dhe jetës në përgjithësi, ndërsa ditët e fundit kishte shkruar se i vinte keq për kushtet e kopshtit zoologjik ku jetonin tigrat e bardhë.

Për t’i përmirësuar sadopak jetesën atyre, Yang vendosi që të sakrifikonte veten. 27-vjeçari u fut në rrethimin e tigrave duke pritur që ata t’i vërsuleshin, por vetë tigrat dukeshin të hutuar nga situata.

Sipas dëshmitarëve, Yang nisi t’i ngacmonte ata derisa mashkulli e kafshoi. Në atë moment kujdestarët e kopshtit zoologjik i bënë një gjilpërë qetësuese tigrit dhe arritën ta nxirrnin nga rrethimi personin me probleme mendore.

Familja e Yangut ka bërë me dije se personi në fjalë ka vuajtur nga depresioni dhe aktualisht është në psikiatri për të marrë ndihmë të specializuar.

Top Channel