Ende nuk është zyrtare, por Pro Evolution Soccer 2014, loja e dalë në 7 nëntorin e kaluar, do të jetë e fundit për PlayStation 2.

Loja e futbollit shënon lamtumirën e konsolës që na shoqëron që nga viti 2000.

PlayStation 2 është zbuluar në shtator të vitit 1999 në Tokyo Game Show si konkurrente direkte e Sega Dreamcast, ndërsa në vitin 2000 supremacia e konsolës së prodhuar nga Sony u bë qartësisht e dukshme.

Për momentin, PlayStation 2 është konsola më e shitur në histori me më shumë se 150 milionë kopje të shitura në të gjithë Botën. Në total janë prodhuar 3870 video-lojëra që kanë kaluar 1.5 miliardë kopje të shitura. “Grand Theft Auto: San Andreas” është loja më e shitur.

PlayStation 2 i fundit është prodhuar në 4 janar 2013, një muaj para prezantimit të PlayStation 4.

Top Channel