Pastori i gjarpërinjve gjen vdekjen

17/02/2014 00:00

Një pastor amerikan, i bërë i famshëm në një program televiziv për shpëtimin dhe ruajtjen e gjarpërinjëve, gjeti vdekjen nga një i tillë.

Pastori i quajtur Jamie Coots u kafshua në dorë nga një gjarpër me zile në ambientet e kishës “Jesus Name” në Middlesboro, Kentucky ku ai zhvillonte shërbesat e tij.

Departamenti i policisë së Middlesboro-s tha se Coots kishte refuzuar ndihmën mjekësore pas kafshimit.

Vitin e kaluar Coots deklaroi se përkujdesej për gjarpërinjtë për arsye fetare duke cituar një psalm të Ungjillit sipas Markut ku thuhet: “Ata duhet të marrin gjarpërinjtë dhe asgjë nuk do t’u ndodhë; nëse vendosin duart mbi të sëmurët, ata do të shërohen”.

Policia tha se kur ambulanca mbërriti në kishën e pastorit Coots, stafi i tij u tha se ai kishte ikur në shtëpi. Ambulanca u drejtua banesës së tij, por edhe atje u refuzua prej pastorit. Pak orë më vonë, familjarët e Jamie morën në telefon urgjencën, por këtë herë ishte vonë. Kur ambulanca mbërriti në shtëpinë e tyre, pastori kishte ndërruar jetë.

Djali i pastorit, i quajtur Cody tha se babai i tij ishte kafshuar edhe herë të tjera nga gjarpërinjtë dhe ishte shëruar sërish, pa patur nevojën e një trajtimi mjekësor.

Vitin e kaluar Jamie Coots u arrestua duke transportuar pesë gjarpërinj në Knoxville, Tennessee. Zvarranikët u konfiskuan nga autoritetet ndërsa ai u shpall fajtor për posedim të jashtëligjshëm kafshësh të egra.

Në vitin 1995, Melinda Brown, një 28-vjeçare gjetin vdekjen pasi u kafshua nga një gjarpër me zile në kishën e pastorit Coots.

Coots ishte pjesë e një sekti ekstrem të krishterë që daton që prej fundit të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit të 20. Sekti ushtron aktivitetin e tij fetar mbi interpretimin e Ungjillit sipas Markut dhe shpesh pasuesit pijnë helmin e gjarpërinjeve apo kryejnë të tjera rite të rrezikshme për jetën e tyre.

Top Channel