Çfarë zbulon pamja e jashtme për ju?

18/02/2014 00:00

Mund të keni sy blu dhe kjo për ju është sikur të fitoni lotarinë e
bukurisë, por në fakt ka edhe të këqijat e veta. Pasi panë 80 foto, një
numër i caktuar pjesëmarrësish në një studim prej Republikës Çeke,
rezultoi se njerëzit me sy ngjyrë kafe ishin më të besueshëm sesa ata me
sy blu, pavarësisht nëse ishin meshkuj apo femra.

Kishte vetëm një përjashtim: meshkujt me fytyrë të ëmbël si të fëmijëve të vegjël.

Mënyra si ecni tregon për jetën tuaj seksuale

Kërkuesit nga Belgjika arritën të ndanin femrat që kishin orgazma të rregullta vaginale me një saktësi prej 81 për qind, vetëm duke gjykuar nga mënyra e të ecurit. Energjike, arrogante dhe me stil në të ecur, sipas studimit këto vajza ishin të kënaqura seksualisht. Zbulimi i çuditshëm në dukje ka kuptim, pasi orgazma ndihmon në shtendosjen e muskujve.

Takat tregojnë personalitetin tuaj

Një studim në “Gazetën e Kërkimeve mbi Personalitetin” vëzhgoi se njerëzit mund të kuptojnë rreth 90 për qind të personalitetit tuaj vetëm duke parë takat. Gjashtëdhjetetre vëzhgues ishin në gjendje të hamendësonin gjininë, moshën, statusin shoqëror dhe karakteristika të personalitetit të 200 njerëzve, duke u bazuar vetëm në këpucët e tyre më të veshura. Këpucët praktike i përkisnin atyre që ishin më të prirur për të rënë dakord, çizmet deri te kyçi i këmbës visheshin prej tipave më agresivë, ndërsa këpucët e parehatshme në dukje i kishin njerëzit më të qetë.

Ngjyra e flokëve tregon sa seks po bëni

Një studim gjerman vuri re se flokëkuqtë bënin më shumë seks me më shumë partnerë. Ata dolën në përfundim se ngjyra e kuqe tërheq më shumë vëmendje, duke qenë se transmeton më shumë sinjale të një shëndeti të mirë. Në këtë mënyrë meshkujt i shohin femrat me flokë të kuqe si më pjellore dhe më të gatshme për marrëdhënie.

Buzëkuqi mund të parashikojë sa të ardhura keni

Sociologët francezë analizuan rreth 450 shitblerje dhe zbuluan se kamerieret me buzëkuq merrnin 50 për qind më shumë bakshish prej klientëve meshkuj, ndërsa koleget e tyre që i lyenin buzët me ngjyrë kafe, rozë apo të tejdukshme merrnin bakshish 33 për qind të rasteve. Shkencëtarët besojnë se e kuqja lidhet me rritjen e nivelit të ngacmimit seksual dhe shëndetit.

Lotët e shuajnë pasionin

Harrojeni justifikimin për dhimbjen e kokës: ka një mënyrë më natyrore që trupi juaj mund të thotë “jo sonte”. Në një studim nga hulumtuesi izraelit, Noam Sobel, u zbulua se lotët e femrave përmbanin kimikate të ngjashme me feromonet që sinjalizonin se nuk jeni në humorin e duhur. Pjesëmarrësit meshkuj në studim arritën të dallonin lotët e vërtetë nga ata të rremë. Ata që kuptuan se cilët ishin lot të vërtetë i përcaktuan fytyrat femërore si më pak tërheqëse seksualisht dhe raportuan se dëshira për të pasur marrëdhënie me to i ra ndjeshëm, krahasuar me meshkujt që kishin të bënin me femra që bënin gjoja.

Ana e majtë e fytyrës tregon më shumë emocione

Shkenca ka zbuluar këndin tuaj më të mirë. Një studim i publikuar në revistën e Kërkimeve Eksperimentale për Trurin, doli në përfundim se fotot e bëra nga ana e majtë e fytyrës cilësoheshin si më të bukura prej meshkujve dhe femrave, krahasuar me ato të bëra në të djathtë. Kjo duhet të ketë të bëjë me hemisferën e djathtë të trurit, që kontrollon anën e majtë dhe tregon më shumë emocione.

Buzëqeshja tregon statusin

Ja më shumë prova shkencore për dashurinë e pashëndetshme ndaj djemve të këqij: Një studim i Universitetit Columbia vërejti se femrat nuk janë të tërhequra ndaj djemve të qeshur, përkundrazi pëlqenin meshkuj krenarë me kraharor të ngritur dhe të fryrë. Ekziston një arsye evolucionare për këtë: paraardhëset tona të lashta mendonin se meshkujt krenarë ishin simpatikë, sepse tregonin për statusin e tyre. Meshkujt nga ana e tyre kishin reagimin e kundërt: ata ishin më të tërhequr prej femrave të buzëqeshura.

Zëri i meshkujve tregon nivelin e testosteroneve

Ju pëlqejnë spikerët e radiove? Nuk jeni të vetmit. Një studim i publikuar në revistën Kujtesë dhe Njohje, zbuloi se femrat i mbanin më shumë mend meshkujt me zë të thellë. Kërkuesit nuk e shohin këtë zbulim si surprizues, pasi intonacioni i zërit te  meshkujt lidhet me nivelin e testosteroneve. Disa studime madje kanë treguar se testosteronet e shumta tregojnë për një sistem më të mirë imunitar.

Top Channel