Një snajper i suksesshëm duhet të jetë i aftë në dy gjëra: të qëllojë
saktë dhe të përshtatet me ambjentin përreth, në mënyrë që të mos shihet
nga shënjestra ose armiqtë.

Artisti gjerman Simon Menner zbuloi së fundmi se snajperët ushtarakë janë tej mase të zotë, shpesh herë duke u kamufluar aq mirë në ambjentin përreth saqë nuk mund t’i dallosh.

Menner së fundmi siguroi lejen nga Ushtria Gjermane për të fotografuar snajperët elitë në terrene të ndryshme. Ajo që ai ka sjellë përmes fotove është mënyra e pabesueshme se si qitësit mund të bëhen të padukshëm ndaj syrit normal, edhe në orët e dritës.

Në shumë raste zbulimi i snajperit është thuajse e pamundur dhe e vetmja gjë që mund të shohësh është një gur, një shkurre ose thjesht barin në tokë.

Dhe gjasat janë që kur të jeni shumë afër për t’i gjetur, atëherë do të jetë tepër vonë, sepse qitësit e stërvitur janë të aftë të qëllojnë objektivin edhe kur ai ndodhet më shumë se një milje larg. Provoni nëse mund t’i gjeni edhe ju në fotot më poshtë:

Top Channel