Drama e përdoruesve të drogës është shndërruar në tragjedi në një
familje në Tiranë. Gjatë një konfrontimi të djalit me të atin për shkak
se ai kërkonte para për drogën, babai u plagos dhe më pas humbi jetën.

Ardian Thaçi është 22 vjeç, ka kartelë si përdorues droge dhe për të gjykata ka vendosur me herët detyrimin qe t’i nenshtrohej trajtimit kunder narkotikeve.

I braktisur nga familja, ai doli i vetem para gjyqtares Manjola Bejleri per akuzen e plagosjes se rende me dashje, me pasoje vdekjen e te atit, Fatos Thaçi. Sipas qendrimit te Prokurorise, i riu e qelloi te atin me grusht gjate nje konflikti per para për të blerë drogë. Si pasojë e goditjes i ati është përplasur në dysheme dhe pas tri ditësh ndërroi jetë në spital, në datën 15 shkurt.

Avokatja mbrojtese, Antoneta Lala thote per Top Channel se institucionet kane dijeni per gjendjen e klientit te saj.

“Kanë qenë një grindje dhe në gjaknxehtësi e sipër ka ndodhur kjo që ka ndodhur. Më duket më shumë se aksident, sesa plagosje e rëndë me dashje. Duket më shumë ngjarje aksientale nën efektin e drogës. Mungesa e drogës ka bërë që të shkojë në këtë gjendje që është”, thotë avokatja mbrojtëse.

Një vendim i shtatorit 2013, mbi te cilin Ardian Thaçi shpallet fajtor per prodhim dhe mbajtje te lendeve narkotike, pasi gjatë një kontrolli ju gjet gati 17 grame kanabis. Ne ate kohe i riu u shpreh ne gjykate se ishte perdorues dhe se nuk e kishte përdorur drogen qe ju gjet, pasi cilesia e saj ishte e keqe. Gjykata urdheroi ekspertim toksikologjik te tij, ku edhe rezultoi sipas dokumentave qe Top Channel disponon, se ne metabolizmin e tij ka prani te lëndëve narkotike, që do të thotë se ai eshte perdorues.

Por ne referim te nje vendimi unifikues gjykata tha se doza prej 17 gramesh nuk mund te konsiderohet per perdorim vetjak e per kete nga katër muaj burgim, ai u denua me dy vjet sherbim prove me kushtin qe t’i nenshtrohej trajtimit ndaj narkotikeve, si dhe te mos shoqerohej me persona te denuar, ne te kundert Prokuroria do të kerkonte kthimin e tij ne burg.  

Por, profesori i te Drejtave te Njeriut Jordan Daci thote se ligji ka paqartësi në këtë pikë dhe për këtë ka çuar në Strasburg cështjen e një të arrestuari si shpërndarës. Daci kembëngul se termi perdorim vetjak po behet shkak qe te denohen si shperndares edhe perdoruesit e droges, ne nje kohe qe problemi ne Shqiperi mbetet ende pa zgjidhje.

“Pra pretendimi është që ky nen e formuluar në formën që ka përcaktuar ligjvënësi jonë dhe në mungesë të një interpretimi të saktë shkencor nga ana e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë sigurisht përbën shkelje të barazisë të shtetasve dhe të përbën shkelje të lirisë së personit”, thotë Daci.

Në faqen e Gjykates se Tiranes rezulton se per kete akuze Prokuroria e kryeqytetit ka derguar per gjykim per vitin 2013, 106 persona.

Top Channel