Zbërthehet iluzioni optik 450-vjeçar

18/02/2014 00:00

Përse një objekt me përmasa të njëjta na duket më i madh kur është i bardhë në një sfond të zi dhe e kundërta, më i vogël kur është i zi në një sfond të bardhë?

Ky është iluzioni optik 450-vjeçar i zbuluar nga Galileo Galilei në vitin 1564. Kur Galileo drejtoi teleskopin drejt qiellit vuri re se përmasat e planeteve ndryshonin. Afërdita dukej 8 herë më e madhe se sa Jupiteri, kur në të vërtetë ky i fundit ishte katër herë më i madh se Afërdita. Galilei e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një iluzion optik dhe për këtë ekzistojnë dorëshënimet e tij, por në pamundësi teknologjike ai asnjëherë nuk mundi ta shpjegojë shkencërisht fenomenin.

Sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 shekuj, studiuesit kanë zbardhur këtë iluzion optik duke ekzaminuar qelizat nervore të sistemit pamor dhe mënyrat e reagimit të tyre të vendosura në të dyja situatat.

Puna është vepër e një grup studiuesish të Institutit të Optometrisë në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, që thotë se iluzioni optik lidhet më mënyrën se si sytë tanë shohin dritën dhe errësirën.

U arrit në përfundimin se ndërsa objektet e errta të vendosura në një sfond të bardhë provokojnë një reagim real të përmasave të objektit nga ana e sistemit pamor, ndryshe ndodh me një objekt të shndritshëm në një sfond të errët. Ky objekt “ngatërron” sistemin pamor dhe shkakton atë që studiuesit e quajtën “përgjigje të ekzagjeruar”, që na bën të shohim sikur objekti është më i madh.

Top Channel