Gratë mbajnë 16 dieta gjatë jetës së tyre

18/02/2014 00:00

Gratë mbajnë dietë mesatarisht rreth 16 herë gjatë jetës së tyre. Një studim në Britaninë e Madhe ka treguar se mesatarja e dietës zgjat vetëm një muaj dhe gratë më së shumti humbasin 2-3 kilogramë.

Gjithsesi, akoma më interesant është fakti që gratë, rreth 27% e tyre, heqin dorë nga dieta vetëm pas një jave. Arsyeja kryesore për dorëzimin është mungesa e vullnetit, ndjekur më pas nga mërzia dhe një kthim mbrapa pas një nate të kaluar me miq.

Ndërkohë, gjysma e atyre që plotësuan pyetësorin thanë se arsyeja për të filluar një dietë është pakënaqësia me format e trupit.

27% e tyre dietojnë për t’u ndjerë më të bukura dhe 19% e nisnin dietën për të qenë në formë në periudhën e verës.
Vetem 1% thanë se mbajnë dietë për hir të partnerit.

Megjithatë, gratë besojnë se dietat janë një mënyrë efektive e rënies në peshë. 71% e tyre e besojnë fort këtë.

Gjysma e të intervistuarve thanë se pas hyrjes në një dietë, ato kanë bërë ndryshime përfundimtare në stilin e të jetuarit duke eleminuar ushqimet dhe pijet e pashëndetshme.
 
Pjesa më e madhe e grave (80%) thanë se mbanin më shumë dietë me shtimin e viteve.

Studimi zbuloi se gratë fillonin për herë të parë dietën rreth moshës 17 vjeç, kur nuk zgjaten më dhe marrja e kileve bëhet më shumë problem.

Deri në të 20-at, gratë mesatarisht mbajnë dietë 4 herë, deri në të 30-at 5 dhe deri në të 40-at, 6 herë.

Sa peshë humbet mesatarisht një grua në një dietë?

Fare                                9%

0.5 – 1.5 kg                        25 %

2-3 kg                              27 %

3- 5  kg                            13 %

5-6 kg                              15%

6-13 kg                              9%

Më shumë se 13 kg                    2%

Sa zgjat mesatarisht një dietë?

1 javë        26 %

2 javë        15 %

1 muaj        31 %

2 muaj        8 %

3-6 muaj      13%

6 muaj e lart  7 %

Cfarë e bën një grua të dorëzohet nga dieta?

Mungesa e vullnetit            35%

Mërzia                         19%

Kthim mbrapa pas nje darkë me miqtë       17%

Humba peshën që doja            15%

Një natë jashtë me miqtë        14%

Top Channel