Tempujt më spektakolarë të dijes

19/02/2014 00:00

Universitetet quhen ndryshe tempujt e dijes. Por cilët janë 10 tempujt më spektakolarë në botë?

CNN ka bërë një rënditje të ndërtesave më magjepsëse të dijes në mbarë globin, duke nisur që nga Europa e deri në Azi.

Ndërtesat janë klasifikuar sipas stilit të ndërtimit dhe kushteve që ofrojnë për studentët, që nga dija, strehimi dhe të tjera.

Në vendin e 10 rënditet ndërtesa e Universitetit Katolik të Leuvenit në Belgjikë. Është dizejnuar në stilin e Rilindjes neo-flaminge. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtesa dhe 900 mijë librat e saj u shkatërruan. I rindërtua sipas dizjanit origjinal të arkitektit Whitney Warren.

Ndërtesa e “Swanston Academy” në Melburne të Australisë, një investim prej 600 milion dollarësh.

“Sharp Centre for Design” në Kanada. Ngrihet 26 metra mbi tokë mbështetur në 12 kollona në formë lapsi, që përfaqësojnë 12 lapsat më ngjyra. Efektet janë mahnitëse, gjatë natës kollonat nuk shihen dhe duket sikur ndërtesa qëndron në ajër.

“Run Run Shaw”, qendër kërkimore mediatike në Hong Kong, pjesë e Universitetit të Hong-Kongut.

“Mode Gauken Cocoon” në Japoni shtëpi e 3 institucioneve të ndryshe arsimimi, përfshirë këtu një shkollë mode dhe një kolegj mjekësor. Është ndërtesa e dytë më e madhe arsimore në botë.

“Qendra e Diplomimit” në Britaninë e Madhe. Ndërtesa është konceptuar si një ‘derë’ për në Universitetin Metropolitan të Londrës.

Kampusi studentor “Luigi Einaudi” në Itali. Përbëhet nga dy ndërtesa ku zhvillohen leksionet në shkenca politike dhe shtëpi për akomodimin e rreth 5 mijë studentëve.

“Bradfield Hall”. Pjesë e Cornell University në Nju Jork. 10 katet e para janë pa dritare, meqënëse është strehë e laboratorëve që me klimë të kontrolluar.

Ndërtesa qendrore e Universitetit Shtetëror të Moskës. Kur përfundoi ishte ndërtesa e shtatë më e lartë në botë dhe e vetmja jashtë Nju Jorkut. Në total, Universiteti i Moskës përfshin një hapësirë prej 1.6 kilometrash katrorë.

Biblioteka Filologjike në Gjermani. Është pjesë e Universitetit të Berlinit. Duket sikur është pjesë e një ndërtese tjetër, por në fakt ajo është një ndërtesë e vetme me hapësirë të mjaftueshme për 800 mijë libra.

Top Channel