Skandali në ushtrinë amerikane

19/02/2014 15:40

Një pjestare e Gardës Kombëtare Amerikane u ndëshkua pasi postoi në një rrjet shoqëror një foto të disa ushtarëve, duke u sjellë në mënyrë të pahijshme pranë një arkivoli të mbuluar me flamurin kombëtar.

Garda Kombëtare e Uiskonsinit tha se pezulloi anëtaren nga detyra dhe përjashtoi atë nga favoret e tjera, pasi ajo kishte marrë disa kërcënime me vdekje.

Në një status që shoqëroi imazhin, shkruhej: “Ne gjejmë anën argëtuese edhe në vdekje. Ushtarë të patrembur nga shtete të ndryshme”.

Garda Kombëtare, njësi brenda ushtrisë amerikane konfirmoi se arkivoli ishte i boshatisur.

Ndonëse në dukje mesazhi që u përpoq të transmetonte pjestarja e forcave të armatosura ishte pozitiv, postimi i saj në “Instagram” ngjalli një pakënaqësi në shkallë kombëtare, pasi u duk fyes për dhjetëra mijëra amerikanë të rënë për hir të atdheut në konfliktet e ndryshme ku ushtria amerikane ka marrë pjesë.

Top Channel