Dy ministra të kabinetit qeveritar në Bukuresht, anëtarë të partisë më të vogël të koalicionit, kanë dhënë dorëheqjen të mërkurën për shkak të tensioneve politike.

Ministri i Financave, Daniel Chitoiu dhe ai i Ekonomisë Andrei Gerea, që të dy anëtarë të Partisë Liberale, u larguan nga kabineti i kryeministrit Viktor Ponta pasi ky i fundit hodhi poshtë një kërkesë të liberalëve.

Në fakt, Ponta kishte refuzuar emërimin e Klaus Johannis, një politikan i njohur nga qyteti i Sibiut, për zëvendësimin e një ministri tjetër liberal në kabinetin e tij.

Ponta, që është dhe kryetar i Partisë Social Demokratike, lajmëroi se do ta udhëheqë vetë portofolion financiar, ndërsa emëroi një koleg të partisë së tij ministër të Ekonomisë.

Liberalët besojnë se Ponta dëshiron që t’i largojë ata nga koalicioni qeverisës, në prag të zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen në nëntor.

Top Channel