Frazat që vjehrra nuk duhet t’ia thotë kurrë nuses

21/02/2014 00:00

Marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës mund të kthehet në një “fushë beteje”
të minuar dhe të pabesë, sidomos pas lindjes së nipërve.

Që situata të mos gjenerojë në këtë mënyrë, ne po ju paraqesim një listë me 10 frazat që një vjehërr nuk duhet t’ia thotë kurrë nuses.

Soba do të ishte më e pastër nëse…

Çdo koment negativ që i referohet pastërtisë së shtëpisë, edhe kur nuk i drejtohet ndokujt në veçanti, pothuajse gjithmonë keqinterpretohet. Më shumë sesa një këshillë dashamirëse, ky lloj komenti interpretohet si një ndërhyrje antipatike, që nënkupton: “Unë jam më e mirë se ti”.

Djali im është dobësuar!

Nuk ka rëndësi nëse në vitet e fundit ai ka vënë një bark simpatik prej një mesoburri, për atë djali i saj është gjithmonë i kequshqyer qëkur rri me të, vajzën moderne që nuk di të gatuajë.

Ndoshta mund të vi të jetoj me ju pas lindjes së fëmijës

Ja një nga frazat më të tmerrshme, madje nga ato për të cilat vetëm gjysma e përgjigjes së gabuar mund të komprometojë një kështjellë të tërë diplomacie të ndërtuar ndër vite. Po, sepse në qoftë se ne kemi mësuar që periudhën pas lindjes mund ta shohim si një periudhë delikate dhe intime, për ta shpenzuar sa më shumë të jetë e mundur në familje, vjehrra mezi pret orën që të “ndihet e dobishme”, që të qëndrojë në shtëpinë e tyre për një kohë të pacaktuar, në mënyrë që “t’i ndihmojë”…

Shpresoj të kesh nevojë për mua pas lindjes së fëmijës

Ky është versioni “dritë” i hipotezës së transferimit që përmendëm më sipër. Një frazë e tillë është e palumtur për një fillim apo nisje. “Shpresoj të kesh nevojë”, do të thotë që shpresoj që mos të “ndajmë” fëmijën! Nuseve në këtë mënyrë më mirë u vjen që të “vdesin” nga lodhja sesa t’i kërkojnë ndihmë.

Ke lindur me këmishë!

Jeta e nuses është e thjeshtë, e mrekullueshme, një rrugë e sheshtë në krahasim me rrugën e gjatë dhe dredha-dredha që ajo duhej të përshkonte, e “vogla vajzë” në versionin e moshës së tretë. Asaj iu desh të punonte në kampe gjashtë vjet, ajo gjithçka që ka, e ka arritur me djersë; ajo nuk ka mundur t’i rriste vetë fëmijët e saj, sepse duhej të punonte… Ndërkohë nusja e “puthur nga fati” dhe e “paprekur” nga problemet, ka marrë si dhuratë të jetës privilegjin më suprem: djalin e saj!

Fëmijës tim i pëlqen…

Fëmijës së saj, tashmë në prag të andropauzës, i pëlqen shumë të hajë lazanja të paktën një herë në javë, t’i gjejë bluzat e palosura në mënyrën e duhur dhe pas darke t’i shërbehet kafeja teksa qëndron në divan, me një gjysmë lugë çaji sheqer tashmë të përzier. Në këtë mënyrë ajo harron se edhe nusja e saj sapo ka lindur një fëmijë dhe ai do përkushtimin e tij, ndryshe nga tekat që kërkon i shoqi…

Është treguar i mirë deri tani…

Pasi e keni lënë fëmijën tuaj me vjehrrën në shtëpi për të shkuar në një punë të rëndësishme, ktheheni dhe çfarë të shikoni! Fëmijën e gjeni në mes të shtëpisë mes një rrëmuje të paparë, por komenti i vjehrrës është gjithmonë i njëjti: “Është sjellë mirë deri tani”.

Mos e çoni fëmijën në çerdhe!

Nga shumë vjehrra, çerdhja përjetohet si një lloj kurthi “vdekjeprurës”, nga i cili fëmijët dalin të prekur nga çdo lloj sëmundjeje. Por, veçanërisht për të, dërgimi në çerdhe do të thotë se tek ajo nuk kanë besimin e duhur që të kujdeset për fëmijën.

Më dukesh e lodhur (do të merrem unë me të voglin)

Përveç faktit se komentet negative fizike nuk janë një ide e mirë, kjo frazë është veçanërisht për të ardhur keq nëse nuses i thuhet disa ditë pas lindjes (pavarësisht pamjes së lodhur), kur ajo në të vërtetë do të kalojë pak kohë me fëmijën e saj dhe të mos ia besojë atë një personi të cilin ndoshta ai e sheh si të huaj dhe “negativ”.

Ish e dashura e djalit tim…

“Të kujtohet ish e dashura e djalit tim, ajo biondja e gjatë me BMW? E takova pak më parë, u tregua shumë e dashur. Sapo kishte hapur një biznes të sajin, ka tre fëmijë dhe ka marrë një shtëpi pranë detit…” Natyrisht kjo frazë i thuhet nuses pasi ajo ka kaluar një natë pa gjumë, me një fustan që i është bërë zgjyrë, me flokët e shpupuritura dhe me foshnjën që qan në krahët e saj. A është e drejtë kjo gjë?!

Top Channel