I lindur në varfëri në Europën komuniste, Jan Koum mesoi vete si të
punonte në kompjuter. Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte,
rrëfen 37-vjeçari, fëmijë i një muratori dhe një shtëpiakeje, i lindur
në një fshat të vogël pranë Kievit.

Imagjinoni pak dimrin ukrainas ku temperatura mberrin deri ne minus 20 grade celsius. Mendoni nje shoqeri ekstremisht te mbyllur; mund te lexoni per 1984-ten, por te jetoje atje eshte gje tjeter. Kompjuter nuk kisha ne femijerine time, vetem nje numeruese”.

Ne shtetin e mbyllur komunist, e tille ishte femijeria e njeriut qe nje dite me pare i shiti gjigantit te medias sociale Facebook per 19 miliarde dollare krijimin e tij, WhatsApp-in.

Programi i mesazheve te shpejta, dergimit te fotove e te dhenave permes lidhjes ne internet, qe Koum krijoi vetem 5 vjet me pare bashke me ish kolegun e Yahoo-se, Brian Acton ka pasur nje sukses marramendes: eshte ne krye te listes se aplikimeve, numeron 450 milione perdorues ne muaj dhe llogaritet qe ne dite, te kaloje me shume se 50 miliarde mesazhe. Marreveshja komplekse me Facebook-un, qe perfshin nje pagese te perzjere, nje pjese dhe tjetra ne forme aksionesh, nenkupton se 37-vjeçari do te fitoje akoma me shume ne kater vitet e ardhshme.

Ai do te jete pjese e bordit drejtues te Facebook-ut- nje kthim i cuditshem ky i rrotes se fatit: dikur i papune, Jani kishte aplikuar per nje vend ne kete kompani dhe kerkesa i ishte refuzuar. Njeriu qe kompjuterin e tij te pare e ka marre ne moshen 19 vjeç, tanime, tek Facebook-u kthehet si drejtues.

ëhatsApp-i ka nje staf prej 55 vetesh. Tetorin e vitit 2011, nepermjet tij dergoheshin 1 miliarde mesazhe ne dite, ndersa sot, tre vjet me vone, kjo shifer ka mberritur ne 50 miliarde.  

Top Channel