Lamborghini i fermerit të varfër kinez

21/02/2014 00:00

Jo shumë fermerë kinezë e kanë luksin të kenë në pronësi një makinë Lamborghini, por me 800 dollarë, shumë metale dhe 6 muaj punë, Guo ka arritur të ndërtojë vetë një model të kësaj makine luksoze.

Edhe pse makina është vetëm 2 metra e gjatë dhe 1 metër e lartë, mund të arrijë një shpejtësi prej 96 km/h.

50-vjeçari ka blerë logo të Lamborghini-t për t’ia vendosur makinës së tij të vogël.

“Makinën e kam për nipin e vogël që ta ketë si lodër, por në të njëjtën kohë mund ta çoj edhe në shkollë me të. Më mirë se biçikleta”, tha kinezi.

Një Lamborghini i vërtetë

Top Channel