Zbulimi i mamuthit-dinosaur në Kanada

21/02/2014 00:00

Nuk ndodh përditë që të shohësh dhe të prekësh një kafkë në madhësinë e një makine, aq më tepër kjo kjo kafkë është 70 milion vjeçare.

Paleontologja e Universitetit të Kalgarit në Kanada, Darla Zelenitsky është autorja e zbulimit të mbetejeve fosile të një kafshë të rralë prehistorike, një ‘shartesë’ mes mamuthit dhe dinosaurit.

Zbulimi u krye në Badlands, në Alberta. Të enjten Zelenitsky bëri publik zbulimin e saj.

“Nga struktura, nga pjesa e nofullës, ajo e kokës dhe ajo pas kokës që kemi gjetur duke më shumë si një bishë e mitologjisë. Është kaq e madhe dhe kaq e çuditëshme sa kushdo që e ka parë kanë mbetur të habitur”, thotë Zelenitsky.

Kafka është e ruajtur në një gjendje të mirë, 75-80 përqind e saj është thuajse e paprekur. Kjo e bën këtë zbulim më interesantin për paleontologët në vitet e fundit.

Në fillim, rrëfen Zelenitsky, nuk e kishim idenë se për cfarë bëhej fjalë. Më pas kuptuam se ishte një Pachyrhinosaurus. Paleontologja kanadeze shton se ky nuk është zbulimi i parë i këtij lloji. Edhe në mesin e shekullit të kaluar janë gjetur fosile të tilla në provincën e Albertas në Kanada dhe në Alaska në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel