Katër komunat e veriut të Kosovës mund të ndihen më të relaksuara pasi Bashkimi Evropian ndau grantin e parë prej 5 milionë eurosh, nga 38.5 milionë sa janë zotuar për t’i mbështetur komunat e “rebeluara” të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, pas një takimi që ka zhvilluar në Mitrovicë me kryetarët e komunave veriore, Dragan Jablanoviç të Leposaviçit, Stevan Vuloviç të Zubin Potokut, Vuçina Jankoviç i Zveçanit dhe me kryesuesen e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Ksenija Bozhoviç.

Me këta të fundit ai ka biseduar për zhvillimet në veri të Kosovës, raporton gazeta “Zëri”. Këto mjete shkojnë kryesisht për të mbështetur bujqësinë, zhvillimin e blegtorisë, zhvillimin ekonomik dhe shoqërinë civile.

Top Channel