Siri, shpërthim pranë një spitali

23/02/2014 14:20

Një numër i pacaktuar personash që llogariten me dhjetëra mbetën të vrarë nga shpërthimi i një autobombe pranë një spitali fushor në Siri, informuan të dielën mediat ndërkombëtare.

Shpërthimi ndodhi fare pranë kufirit me Turqinë.

Aktivistët informuan se shpërthimi ndodhi në qytetin e kontrolluar prej kryengritësve të Atmehut, kur është ngritur një kamp që pret mijëra civilë të zhvendosur nga banesat e tyre për shkak të luftimeve.

Nuk është e qartë se cili grupim fshihet pas këtij sulmi, i cili vjen vetëm një ditë pasi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u votua në mënyrë unanime për të mbështetur një rezolutë të aksesit të ndihmave humanitare në Siri.

Top Channel