Muhibija Buljubasiç ka një talent të rrallë: 56-vjeçari nga Bosnje-Hercegovina arrin të ngjisë në trup sende të ndryshme si të ishte një magnet i vërtetë.

Burri nga Srebrenica thotë se e ka zbuluar dhuntinë e tij rreth 5 vite më parë.

Ai thotë se nuk është stërvituar aspak për këtë gjë, thjesht sendet metalike i ngjiten në trup për shkak të një “energjie speciale” që lëshon lëkura e tij.

Muhibija e nisi fillimisht me objekte metalike, por shumë shpejt kuptoi se mund të tërhiqte edhe objekte plastike si telekomanda e televizorit.

Top Channel