Policia në Kamboxha ka arrestuar një burrë që po përpiqej të bënte seks me një kufomë.

47-vjeçari pranoi para policisë se kishte ndërmend të kryente marrëdhënie seksuale me kufomën e një vajze 17-vjeçare tek funerali i së cilës kishte qenë i pranishëm vetëm një ditë më parë.

Sipas ‘The Cambodia Daily’, burri kishte gërmuar për orë të tëra tokën derisa kishte arritur tek arkivoli. Ai kishte mundur ta hapte atë, por nuk kishte kryer dot marrëdhënie seksuale pasi arkivoli kishte qenë shumë i vogël. Më pas, e kishte zënë gjumi mbi kufomë.

Ishin banorët e fshatit Prey Poun ata që lajmëruan policinë kur panë njërën këmbë të 47-vjeçarit që dilte nga varri. Policia bëri të ditur se burri në fjalë është përdorues droge dhe i njohur për veprimet e tij të pazakonta, si ecja nudo në fshat.

Top Channel