Serbia: Shqipëria e vështirë

24/02/2014 00:00

Serbia për kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2016, dy ndeshjet më të vështira ndoshta do t’i ketë me Armeninë dhe Shqipërinë.

Shtypi serb, i cili nuk merret shumë me reagimet por me vlerësimin e ndeshjeve dhe kombëtarëve, vlerëson se Shqipëria nuk është një rival i lehtë për t’u përballur.

Selektori në detyrë i Serbisë, Ljubinko Drulloviç ka vlerësuar se favorite do të jetë Portugalia, ndonëse sipas tij Shqipëria dhe Armenia janë të papërshtatshme kur luhet në terrenet e tyre.

Gazeta “Blic” i ka bërë një historik klubeve, ndërsa për Shqipërinë thotë se ylli i Lacios, Lorik Cana është kryesori në kombëtare, ndërkohë që vlerëson se mund të dilet në krye me koncentrim të mirë.

Televizioni B92, i cili ka redaksinë më të zhvilluar të sportit, në një analizë thotë se, fati nuk ka qenë në anën e Serbisë.

Duke përmendur edhe Lorik Canën, ai thotë se serbët do të kenë përballë lojëtarët më të mirë të Evropës për t’ia arritur qëllimit. “Në Tiranë edhe Franca e ka pasur të vështirë”, vlerëson B92.

Ndërsa e përditshmja sportive “Zhurnali” thotë se Serbia duhet të shkojë përmes Shqipërisë në Francë. Për kombëtaren ajo vlerëson se mund të jetë një e panjohur.

Top Channel