Janë serioze, të rrepta dhe aspak tolerante kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit.

Po i shohim gjithmone e me teper te pranishme ne rruget e Tiranes. Madje, prej pak kohesh ato po etiketohen edhe si fytyra e re e Policise se Shtetit.

Punonjeset femra te policise jane ato qe kohet e fundit jane shnderruar ne tematiken e dites, sidomos nga drejtuesit e automjeteve dhe nga qytetaret qe bejne shkelje.

Tashme, ata jane me te kujdesshem, qe nga komunikimi e deri tek vetekontrolli.

Sfidat e femrave police kane qene te njepasnjeshme dhe te vazhdueshme.

Pas thyerjes se tabuse dhe perceptimit se s’mund te ishin pjese e nje profesioni mashkullor, pershtatja me koleget dhe rezultatet ne pune duket se jane kapercyer mire.

Por, ajo çka dihet me siguri dhe qe mund te pranohet pa skepticizem, eshte fakti se ne cdo rast ato jane te kujdesshme, duke mbrojtur me fanatizem te drejtat dhe lirite e secilit prej nesh.

Top Channel