Më 30 janar të këtij viti nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar mbërritën disa imazhe që vunë në pikëpyetje edhe vetë astronautët.

Fotot tregojnë se edhe nga mijëra kilometra largësi, pikërisht nga orbita e Tokës, duket qartë ndryshimi mes një sistemi të ekonomisë së lirë dhe një regjimi komunist të izoluar dhe totalitar. E ku më mirë se në Gadishullin Korean mund të vihet re kjo?

Seti i fotove nis nga Kina lindore në brigjet e së cilës duke Shangai vezëllues. Më tej pason terri i Detit të Verdhë, e më pas duket Koreja e Jugut, që shndërrin e gjitha. Në veri të saj shkëlqejnë dritat e rajonit kinez të Mançurisë, ndërsa në mes sërish terr dhe kushdo që e njeh gjeografinë e di mirë që nuk bëhet fjalë për ujërat e Oqeanit Paqësor, por për Korenë e Veriut, ku e vetmja dritë, edhe pse e dobët, mbërrin nga kryeqyteti Penian.

Top Channel