Nigeri, babai masakron djalin 4-vjeçar

25/02/2014 00:00

Një burrë nigerian është arrestuar pasi ka rrahur për vdekje djalin e tij 4-vjeçar dhe e ka djegur me hekur të nxehtë.

30-vjeçari Chris Elvis mendonte se djali i tij ishte një “ogbanje” (fëmija i Djallit) dhe e fajësonte vogëlushin për fatin e keq të ditëve të fundit.

Ishte nëna e djalit ajo që lajmëroi policinë kur u kthye nga supermarketi dhe pa vdekjen e tmerrshme të fëmijës së saj.

Sipas ‘International Business Times’, burri që kreu këtë masakër të tmerrshme është munduar të sillet si i sëmurë mendor gjatë arrestimit, por autoritetet thonë se gjendja e tij mendore ishte normale.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Meiran të Lagosit.

Top Channel