Në pamje të parë duket se në foto është një gjirafë, por nëse shikoni me kujdes do të vëreni se në fakt është një femër e lyer si gjirafë dhe që ka marrë një pozë tepër të vështirë për t’i ngjarë kësaj kafshe.

Beth Sykes është një 20-vjeçare angleze e cila ka nisur të merret me gjimnastikë në moshën 4-vjeçare.

“I kam këmbët e gjata dhe ishte logjike që ato të bëheshin qafa e gjirafës. Më ngjyrosën për plot 6 orë dhe unë isha në “pozicionin xhirafë” shumicën e kësaj kohe, por ia vlejti”, thotë Beth.

“Fotoja në Facebook po qarkullon shumë dhe ka marrë mijëra LIKE”, shtoi gjimnastja.

Top Channel