Komuniteti i hebrenjve të Selanikut i është drejtuar Gjykates Europiane
të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar kompensimet nga Gjermania për
krimet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Boterore.

Kerkesa i eshte dorezuar gjykates pas shume vjet perpjekjesh ligjore ne Gjykaten Supreme te vendit.Sipas dokumenteve historike pas pushtimit te Selanikut nga trupat gjermane, nazistet kane regjistruar gjithe hebrenjte e qytetit dhe me shume se 10000 prej tyre jane marre forcerisht per te punuar ne ndertimin e hekurudhave ne gjithe Greqine.

Prej tyre me shume se 1000 kane humbur jeten qe javet e para nga kushtet cnjerezore.Per te shpetuar pjesen tjeter te njerezve, komuniteti i atehershem i hebrenjve qe ishte teper i fuqishem edhe ekonomikisht ka mbledhur dhe i ka dorezuar komandantit gjerman Maks Merden 2.5 miliard dhrahmi,sot mbi 45 milion euro. Hebrenjte jane liruar, per t’u zhdukur me pas ne kampet e perqendrimit.

Komuniteti hebre i Selanikut ishte me i madhi dhe me aktivi ne gjithe Ballkanin. Numeronte me shume se 50000 vete, prej te cileve vetem 2000 munden t’i shpetonin Holokaustit.Tashme duke pasur ne dore te pakten shtate ceqe te periudhes se atehershme, te cilat i kane dorezuar ne Gjykaten Supreme dhe me pas ne Gjykaten Europiane te Strasburgut, hebrenjte e Selanikut shpresojne qe qeveria greke te dorezoje kerkesen per demshperblimet e luftes edhe tek presidenti gjerman Johakim Gauk qe viziton Greqine ne fillim te muajit mars.

Por nga ana e saj Athina zyrtare ende po vonon kerkesen per kompensimet qe vete ajo kerkon prej Gjermanise,duke mos dashur nje acarim me Berlinin ne kete periudhe te veshtire financiare, kur mbeshtetet kryesisht prej tij me kredite e ndihmes.

Top Channel