24 mln euro për 59 makinat e James Bond

26/02/2014 00:00

24 milionë euro. Ky është çmimi që kërkon manjati i industrisë imobiliare Michael Dezer për koleksionin e tij të 59 makinave që janë shfaqur në filmat e James Bond. E detyrueshme që personi i interesuar për to t’i blejë në bllok të gjitha makinat.

Sipas ‘Daily Express’, Dezer ka nisur t’i koleksionojë këto makina vetëm në vitin 2011, me blerjen e 12 të parave.

Për momentin, 59 makinat janë të ekspozuara në Majemi dhe do të transferohen sapo dikush t’i blejë ato.

Sipas Dezer, në koleksion janë të gjitha makinat e drejtuara nga aktorët që kanë interpretuar agjentin 007: Sean Connery, Roger Moore, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig.

Mes këtyre makinave janë Aston Martin DB5, Lotus Esprit Turbo apo Alfa Romeo 159.

Top Channel