Misteri i “varrezës së balenave”

26/02/2014 00:00

Gjatë punimeve për ndërtimin e një rruge në shkretëtirën e Atacama-s në Kili në vitin 2011 u bë një zbulim i jashtëzakonshëm; një varrezë balenash 5 milion vjeçare.

Menjëherë paleontologët nisën punën kërkimore në gjithë zonën, punë e përfunduar në kohë rekord, dy javë, aq sa ishte afati i vendosur nga firma ndërtuese e rrugës para se të riniste ndërtimin e rrugës.

Koha nuk priste dhe zbuluesit amerikanë të Institutit Smithsonian dhe ata kilianë brenda afatit të përcaktuar mundën të rikuperojnë të gjitha mbetjet fosile të balenave, thuajse të paprekura, i grumbulluan dhe më pas i rindërtuar në vendstrehime të caktuara të qetë për t’i studiuar më në detaj.

Fillimisht mendohej se bëhej fjalë për një fenomen masiv, por më vonë u saktësua se bëhej fjalë për katër valë ngordhjesh të mëdha balenash, nisur nga katër nivele të ndryshme thellësie në rërë të gjetjes së mbetjeve fosile.

Shkaku mbeti mister, të paktën deri më sot, kur paleontologët kanë dalë në përfundimin se balenat kanë ngordhur për shkaqe toksike të helmuara nga një lloj alge. Vendosja me shpinë poshtë sugjeron se balenat kanë ngordhur gjetkë nëpër oqean dhe më pas trupi i tyre i pajetë është transportuar nga dallgët në grykëderdhjen e një lumi, që dikur mendohet se derdhej në shkretëtirën e Atacama-s, pikërisht në vendin ku janë gjetur balenat.

Top Channel