Të jesh “ëorkaholic” është e rrezikshme! Edhe pse shkelqen ne pune mund shkaterrosh shume gjera te tjera.

Nese deshironi te keni nje jete me te kendshme atehere ndryshoni vlerat ne menyre qe puna te mos jete gjeja me e rendesishme ne jeten tuaj! Duhet te besoni vertete se ka gjera te tjera qe jane me te vlefshme se puna.

Nese keni humbur shume kohe ne pune kjo nuk do te thote se duhet te vazhdoni ta beni ende: Fillojeni duke pyetur veten cilat jane perparesite per ju, familja, femijet, bashkeshorti… Kur ke varesi nga puna pretendon se perkushtohesh aq shume sepse merr shume kenaqesi por nderkohe a nuk jeni duke humbur shume lumturi te tjera???

Nese punon shume kjo te sjell shume para. Por cfare vlere kane ato nese nuk keni kohen qe t’i shpenzoni per gjerat qe ju pelqejne…

Kufizoni numrin e detyrave qe pranoni te beni gjate nje dite. Mbaroni nje pune perpara se te filloni te beni nje tjeter.

Nese jeni shume efikas ne punen qe beni, produktiv ne nje kohe shume te shkurter atehere perdoreni arritjen per te qetesuar ndergjgjen tuaj.

Duhet te dini te kufizoni sasine e kohes qe kaloni duke punuar. Imponojini vetes  nje dite pushim ne jave.

Meditoni! Mendoni qe mund te prekeni nga semundje te lidhura me stresin sepse puna eshte shume e rendesishme per ju.… pavaresisht  se kjo mund te tingelloje shume e trishte mund tju “shkunde” per te ndryshuar prioritetet tuaja!

Top Channel