Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që asamblesë komunale të komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut në veri të Mitrovicës t’iu shtojë edhe nga 4 asamblesitë.

Pra, nga 15 sa kishin fituar, kjo shifër shkon në 19. Kjo kërkesë ishte parashtruar nga qeveria e cila kishte kërkuar nga KQZ që për këto dy komuna të rrisë numrin e asambleistëve.

Arsyetimi i dhënë nga Ministria e Pushtetit Lokal për rritjen e numrit të asambeistëve ishte bazuar në numrin e qytetarëve mbi 10 mijë, jo nën 10 mijë ashtu siç ishin të dhënat në kohën kur janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë.

Sipas të dhënave, të dy komunat veriore kanë  nga 7 mijë banorë. Me këtë numër banorësh të dy komunat kanë pasur të drejtë të marrin nga 15 vende. Lidhur me këtë çështje antarët e KQZ-së debatuan ashpër.

Një vendimin i qeverisë i datës 14 shkurt 2014 në fakt tregon se janë ndarë fonde shtesë për katër komunat në veri, për të kompensuar ndryshimet në të dhënat e popullsisë për këto komuna.

Numri i mandateve në kuvendet komunale, sipas ligjit të Kosovës, caktohet duke u bazuar në numrin e popullsisë së komunës përkatëse. Në këtë rast, institucionet e Kosovës janë bazuar në regjistrimin e popullsisë të datës 31 dhjetor 2012.

Gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ, shpalli edhe rezultatet përfundimtare për komunën veriore, ku fitues u shpall zyrtarisht kandidati i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Top Channel