Gafa e kompanisë, 61 mijë veta për 1 vend pune

26/02/2014 00:00

Një gabim që mbetet për t’u përcaktuar nëse ishte teknik apo njerëzor për një vend pune shkaktoi kaos në Stokholm, Suedi.

Gabimisht, zyra e punës së një kompanie u kishte dërguar ftesën me anë të postës elektronike për një vend pune plot 61 mijë të papunëve, aq sa është edhe numri total i të regjistruarve si të papunë në kryeqytetin suedez.

Në intervistë ishin parashikuar të merreshin 1 mijë persona, por numri ishte shumë herë më i lartë.

Kaq mjaftoi dhe zyrat e kompanisë u mbytën nga njerëzit, aq sa me kalimin e minutave nisën të tensionet. Kompania u detyrua të kërkojë ndërhyrjen e policisë për të qetësuar gjakrat.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe shpërndau turmën e stërmadhe të të papunëve.

“Dicka nuk shkoi ashtu sic duhej me listën e adresave elektronike ku do dërgohej njoftimi për intervistë pune. Kjo na vendosi në një situatë të sikletëshme”, deklaroi zyrtari i kompanisë që kërkonte rekrutimin e një punonjësi.

Niveli i papunësisë në Suedi llogaritet në 8.6 përqind.

Top Channel