Në gjendje alarmi ndodhen organet greke të shëndetësise pasi epidemia e
gripit ne vend ndodhet ne kulmin e saj dhe numri i personave qe kane
humbur jeten rritet çdo dite.

Sipas Qendres se Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve Infektive 64 persona kane vdekur nga fillimi i ketij viti dhe 61 te tjere ndodhen ne repartet e reanimacionit ne spitalet e vendit, ku nga tetori i kaluar jane shtruar mbi 210 paciente.

Duke ju referuar Institutit Shendetsor ”Paster” virusi kryesor qe ka shkaktuar edhe vdekjet me te shumta  eshte A(H1N1) I cili shkaktoi edhe pandemine ne vitin 2009.Por nderkohe qarkullojne edhe dy viruse te tjera ai i gripit sezonal i njohur edhe si ΑΗ3Ν2 ai i tipit B.

Shumica e personave te infektuar me virusin AH1N1 u perkasin grupmoshave te rrezikshmerise se larte ,por mjeket thone se numri i madh i viktimave ne keto dy muaj ka te beje edhe me faktin se vetem nje pjese e vogel e popullise ka mundur te vaksinohet sivjet ne krahasim me vitet e tjera.

Madje sipas statistikave Greqia eshte vendi i pare me perqindjen me te madhe te personave te pavaksinuar ne vendet e BE. Kjo edhe per arsye se ne te gjitha farmacite e vendit nuk ka pasur nje numer te mjaftueshem vaksinash, pasi kompanite e medha farmaceutike qe furnizojne vendin me ilaçe kane pasur probleme me mbulimin e shpenzimeve per arsye te reduktimeve qe ka bere Qeveria ne sektorin e shendetsise.

Specialistet keshillojne sidomos personat qe i perkasin grupeve te rrezikshmerise se larte, te vaksinohen pa humbur kohe dhe te perdorin edhe medikamente te tjera kunder gripit veçanerisht ne dy ditet e para pasi jane prekur nga virusi i rrezikshem.Sipas tyre kjo gjendje epidemie do te vazhdoje edhe disa dite. Virusi i gripit AH1N1 i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit ka shkaktuar ne kater vitet e fundit vdekjen 496 personave, prej te cileve 149 vetem ne vitin 2009.

Top Channel