Harrojini peshkaqenët e Australisë

27/02/2014 00:00

Një krokodil i gjatë deri në katër metra bëri që të boshatisej një nga plazhet me popullore të Australisë gjatë fundjavës, pasi u pa të lundronte në ujë.

Plazhi Broome’s Cable, në perëndim të Australisë, është një pikë e rëndësishme turistike që tërheq çdo vit mijëra njerëz në vijën prej 22 kilometrash.

Por plazhi u mbyll të shtunën pasi krokodili u pa të lundronte në një thellësi fare modeste përgjatë gjithë ditës. Banorja Sharon Scoble deklaroi se kishte mbetur e mahnitur se sa i madh ishte zvarraniku. “Ishte një alamet djali. Koka e tij ishte shumë e madhe”, tha ajo.

Krokodili nuk tregoi shenja agresioni, por zonja Scoble thotë se ai e mbante kokën të kthyer nga njerëzit në plazh. “Unë u ndjeva e përulur, por ju do të ndiheshit më keq po të ishit në det duke bërë serf apo duke notuar”, tha ajo.

Të dielën në mëngjes krokodili ishte larguar. Oficeri i Parqeve dhe Botës së Egër, Dave Woods tha se beson se ishte i njëjti krokodil që ishte parë disa herë në të njëjtën zonë në dhjetor.

Top Channel