Italianët dhe francezët, më të pabesët

27/02/2014 00:00

Italianët dhe francezët janë njerëzit më të pabesë në Evropë. Sipas një
studimi të agjencisë franceze IFOP, i kryer në gjashtë vende evropiane,
më shumë se një burrë në dy (55%) dhe një grua në tre (32% në Francë dhe
34% në Itali) kanë tradhtuar partnerin e tyre.

“Këto të dhëna, pas publikimit të lidhjes Hollande-Gayet dhe shkrimeve në gazetat ndërkombëtare mbi karakterin e paqëndrueshëm të francezëve, konfirmojnë steriotipet e mashkullit latin tërësisht të pabesë”, ka deklaruar Francois Kraus, përgjegjës i studimit.

Pabesia e burrave rezulton më e fortë në vendet me shumicë protestante si Mbretëria e Bashkuar, me 42 për qind dhe Gjermania me 46 për qind, ndërkohë që Belgjika shkon në 51 për qind.

Sa për pabesinë e grave, atë e kanë pranuar 43 për qind e grave në Gjermani dhe 29 për qind e atyre në Britaninë e Madhe, tregojnë rezultatet e studimit.

“Në fund të fundit, Hollande dhe Berlusconi, të njohur në këtë aspekt në plan ndërkombëtar, përfaqësojnë më së miri vendet e tyre”, ka shtuar Kraus.

Italianët janë gjithashtu më të prirur në lojën e joshjes, ndërsa francezët më shumë ndaj tradhtisë, pasi më shumë se një francez në tre, ose 35%, ka thënë se mund ta tradhtojë partnerin/en në të ardhmen, nëse ky i fundit nuk e zbulon

Top Channel