Turisti rrihet brutalisht, fyeu perëndinë indiane

27/02/2014 18:00

Një turist rus pësoi plagë të tmerrshme, pasi u rrah brutalisht nga banorët e një fshati indian pasi për shkak të mosnjohjes së riteve, fyeu një hyj të besuar nga vendasit si perëndi.

Turisti 28-vjeçar, me banim në Kalinigrad ishte duke vizituar fshatin e Mandremit, kur i ra një këmbane të shenjtë të një tempulli, pa e ditur se këmbana ishte rreptësisht e ndaluar të prekej me dorë nga të huajt.

Të revoltuar, vendasit rrahën në mënyrë çnjerëzore 28-vjeçarin Sergey Bodganov, duke i lënë atij dëmtime të parikuperueshme në fytyrë.

“Njerëzit në atë fshat dukeshin shumë paqësore dhe miqësore, deri kur vizitova tempullin për të bërë disa fotografi dhe pashë një këmbanë të cilës i rashë”, tregoi Bogdanov për disa media ruse.


Bogdanov perpara sulmit

Pasi u sulmua nga vendasit, rusi u shpëtua nga vdekja prej ndërhyrjes së murgjve, që paqëtuan gjakrat, por nuk i ofruan asnjë ndihmë turistit, të cilit në atë gjendje iu desh të gjente vetë rrugën e kthimit dhe një qendër mjekësore ku të kurohej.


Fshati ne dukje i qete ku u verifikua sulmi

Gjatë sulmit, 28-vjeçari humbi edhe paratë e pasaportën e tij, ndaj për momentin është strehuar në Ambasadën Ruse në Mumbai, në pritje të rikthimit që shteti rus t’i ofrojë një biletë për t’u kthyer në shtëpi.

Top Channel