70% e njerëzve kontrollojnë Facebook-un para se të flenë

27/02/2014 00:00

Kanë ikur ditët kur njerëzit lexonin libra para se të flinin. Tashmë, shumica e tyre sheh televizor ose kontrollon rrjetet sociale para se të mbyllë ditën.

Sipas një sondazhi në Britaninë e Madhe me 2500 persona, ¾ e tyre kontrollonin Facebook-un apo Twitter-in gjysmë ore para gjumit.

Edhe ata pak persona që vazhdojnë të lexojnë libra, lexojnë mesatarisht vetëm 3 faqe në natë.

Ekspertët mendojnë se njeriu duhet të “largohet” nga teknologjia të paktën 2 orë para se të flejë.

Një studim i vitit 2012 doli në përfundimin se të përdorurit e një pajisjeje teknologjike pak para vënies së kokës në jastëk shkakton çrregullime të gjumit.

Top Channel