Kisha Mormone: Zoti nuk na dhuron planet pas vdekjes

28/02/2014 13:00

Kisha Mormone saktësoi sot se pas vdekjes nuk do të na dhurohet një planet prej Zotit.

Ndonëse për shumë prej jush një konstatim i tillë mund të duket i çuditshëm, shumë prej besimtarëve mormonë besojnë se është pikërisht kjo ajo që i pret në jetën e përtejme.

Kisha saktësoi se ky besim është krijuar nga një keqinterpretim, i cili u bë shumë popullor për shkak të një shfaqje të “Broadëay” të quajtur “Libri i Mormonit”.

Në një artikull të postuar rishtaz nga Kisha Mormone, rikonfirmohet besimi se njerëzit do të fitojnë fuqinë e një Zoti pas vdekjes, por shpjegohet se ata nuk do të kenë pronë të tyren secili nga një planet.

Ky keqkuptim ka lindur si rrjedhojë e një fraze të shkruar në Librin e Mormonit, ku thuhet: “Besoj se Zoti ka një plan për të gjithë ne. Besoj se në këtë plan unë do të kem planetin tim. Besoj se Zoti jeton në një planet të quajtur Kolob”.

Top Channel