“Le të lëvizim”. Kjo është fushata e nisur nga Zonja e Parë e Shteteve
të Bashkuara, Michelle Obama e cila synon të nxisë ushqimin e shëndetshëm
dhe të ushtruarit, për të luftuar obezitetin. 

Të enjten, ajo kërceu bashkë më fëmijet, në Bui të Merilendit.

Por shembulli i mirë nis brenda Shtëpisë. Presidenti amerikan Barak Obama dhe zevendesi i tij Joe Biden nisën të vrapojnë përreth Shtëpisë së Bardhë dhe të bëhen pjesë në inisiativën e Zonjës së Parë.Në video shihet Obama dhe Bajden ndërsa vrapojnë me kemishe dhe kollare.

Fill pasi mbarojne kete stervitje te shkurtër ata pijne ujë. Një pjesë e videos u shfaq në emisionin “Tonight Show”, ndersa e plotë u publikua në YouTube.

Top Channel