Në janar 2014, mbi 368 mijë të huaj kanë vizituar Bullgarinë, me një rritje prej rreth 5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013.

Kështu thuhet në një komunikatë të institutit të statistikave në Sofie, që saktëson se rritja e vizitorëve ka qenë 5 për qind për motive turistike dhe 9 për qind për motive të tjera, përfshirë këtu tranzitin. Ndërkohë, udhëtimet për arsye pune kanë rënë me rreth 6 për qind.

Në vija të përgjithshme, në janar mbi 50 për qind e qytetarëve të huaj në Bullgari kishin qenë për motive turistike, 34 për qind për kalim tranzit dhe 15 për qind për arsye pune.

Të paktën 44 për qind e vizitorëve në janar 2014 ishin qytetarë nga vendet e BE-së, duke shënuar një rritje domethënëse për ata nga vende si Rumania (7%), Polonia (7%), Austria (6%) e Franca (4%).

Por nga ana tjetër edhe një rënie për ata nga Italia (-11%), Belgjika (-10%), Britania e Madhe (-2%). Ndërkohë, janë rritur ardhjet nga Rusia me 15% dhe Ukraina me 13%.

Top Channel