Njerkat janë gjithmonë të paragjykuara sepse për dikë zëvendësojnë nënën, por ka edhe njerka të mira.

E tillë është historia e Emi Elponorias, e cila me gjithë vështirësitë e fillimit, tashmë është një nënë për vajzën e madhe të Leonardit. Raporti shumë i veçantë mes fëmijëve dhe njerkës ka bërë që për familjen Bushpepa shumë pak veta ta marrin vesh që Dila nuk është mamaja e vërtetë e këtyre vajzave.

Quhet Pamela Rauseo, gruaja që në Miami (Florida) i ka shpëtuar jetën nipit të saj 5-muajsh, Sebastian, në krizë frymëmarrjeje. Pamela e kuptoi menjëherë se sa e rëndë ishte situata dhe pasi ndaloi makinën, doli në rrugë dhe filloi frymëmarrjen gojë më gojë duke e shpëtuar të voglin. Nuk ka vonuar shumë dhe në vendngjarje ka mbërritur ambulanca. Sebastiani tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por jetën e ka falë tezes së tij, e cila diti të ndërhyjë në momentin e duhur.

Dhuna dhe protestat në Ukrainë kanë edhe momente të bukura. Mes luftës dhe zjarrit ka lindur një histori dashurie. Një protestuese e re, Lidia Pankiv, ka treguar se ka rënë në dashuri me një polic gjatë protestave në Kiev. Andrei dhe Lidia kanë treguar për mediat detajet e romancës së tyre.

Një çift nga Kalifornia e Veriut ka qenë tepër me fat, pasi teksa shëtisnin qenin e tyre në natyrë, kanë gjetur disa monedha nenexhiku, të cilat kanë një vlerë prej 10 milionë dollarësh. Çifti, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, e gjeti “thesarin” nën hijen e një peme të vjetër, në pronën e tyre në “Gold County” të Kalifornisë. Ekspertët i kanë sugjeruar çiftit që t’i mbajnë si një thesar monedhat dhe të mos i shesin, pasi monedha të tilla nuk besohet se do të gjenden më.

Top Channel