E fiksuara pas kirurgjisë plastike

28/02/2014 00:00

Vjen një moshë që vajzat nuk janë më të fiksuara pas kukullave, por për 34-vjeçaren Orit Fox kjo moshë duket se nuk ka ardhur ende. Madje, modelja nga Izraeli është shndërruar vetë në një kukull Barbie duke përdorur kirurgjinë plastike.

“Më pëlqen bukuria. Unë dukem si një kukull Barbie dhe meshkujt e adhurojnë trupin tim. Është ashtu siç ata e ëndërrojnë”, tha Orit, e cila është e famshme në vendlindjen e saj pasi në vitin 2012 u publikua një video ku 34-vjeçarja u kafshua nga një gjarpër në njërin gjoks gjatë realizimit të një seti fotografik.

Në atë kohë u përhapën zëra se gjarpri ngordhi nga kafshata e silikonit, por Orit thotë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

“Ishte shumë për të qeshur. Të gjithë flisnin për gjoksin tim. Madje pati edhe thashetheme që ngordhi gjarpri nga silikoni, por nuk i ndodhi gjë”, shpjegon Orit.

Qëllimi i saj është që kur të plaket, të duket po aq bukur sa Sophia Loren: “Dua të dukem si ajo. Sophia është e bukur sepse e ruan bukurinë e saj. Edhe unë këtë gjë do të bëj deri në fund.”

Top Channel