De Biasi: Grupi, impenjativ

28/02/2014 00:00

Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi ka folur për herë të parë për grupin që ekipi ynë do të marrë pjesë me synim kualifikimin për në Euro 2016.

De Biasi shpreson të stervisë një ekip më taktik, ndërsa tha se shpreson që ekipet që marrin pjesë në boterorin e Brazilit, të kenë pas përfundimit të tij probleme fizike.

“Mendoj se është një grup shumë impenjativ, i vështirë. Duhet të përgatitemi më mirë pasi nëse duam të kemi një shans kualifikimi duhet të jemi më mirë dhe më perfekt në aspektin taktik. E nisim me Portugalinë e cila ka në skuadër shumë futbollistë cilësorë, pjesa më e madhe e tyre do të shkojnë në Botëror. Shpresja jonë për ta nisur mirë është që pas botërorit disa prej tyre të kenë probleme fizike”, thotë De Biasi.

Shqipëria bën pjesë në grupin I së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Top Channel