Një martesë e keqe mund të të vrasë

28/02/2014 00:00

Të gjithë e dimë që një martesë jo e lumtur i bën njerëzit të ndihen keq, por tani kërkuesit shkencorë të Universitetit të Miçiganit thonë se një martesë e keqe mund të ketë edhe pasoja fatale për çiftin.

Sipas tyre, njerëzit që nuk janë të lumtur me partnerin e tyre kanë rrezik më të lartë ndaj shfaqjes së depresionit, tensionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës.

Udhëheqësja e studimit, Dr. Hui Liu, thotë: “Duam të japim prova reale se një martesë e keqe ndikon në shëndetin kardiovaskular.  1 në 4 persona në SHBA vdes nga sëmundjet e zemrës dhe martesa është marrëdhënia më e rëndësishme sociale që ndikon në shëndet.”

Sipas Liu, stresi i një martese të keqe çon në depression dhe depresioni çon në konsumimin e duhanit dhe alkoolit. Nga këto vese rritet niveli i hormoneve të stresit që rrit më pas tensionin e gjakut duke dëmtuar zemrën.

Top Channel